SHЁN KATERINA, 50 VJET DOKTORE E KISHЁS


 pesёdhjetё vjetorin e shpalljes  Shёn Katerinёs nga Siena Doktore e Kishёs, do  paraqes disa pёrshtypje te miatsi pёr bёrё njё portret  lehtё  sajshkurtimisht

Papa Pali VI i shpalli Doktore  Kishёs Shёn Katerinёn ngaSiena  bashku me Shёn Terezёn e Avilёs,  vitin 1970. Janёdy gra  ndryshmesi pёrsa i pёrket origjinёs ashtu edhe ngaveprimtariaPor janё  parat gra Doktore  Kishёs.

Mund edhe  shtrohet pyetja se Katerina i kishte kushtet rt’u shpallur Doktore e Kishёs.  shikim  parё duket se joNuk ishte me kulturё, me zor lexonte dhe  shkruajё mёsoi kurishte e rritur. Por mos jesh me kulturё dhe  jesh injorantenuk ёshtё e njёjta gjё.

Njё di Katerina i tha at Raimondit nga Kapua, rrёfyesit tёsaj: “ At mund t’ju siguroj se asnjё rregull e jetёs shpirtёrore nuk m’u mёsua nga njeriu i vdekshёm, por vetёm nga Zotёria dhe Mёsuesi im Jezu Krishti, i cili mё mёsoi gjithmonё çfarё duhet tё bёja, ose me ndonjё shtysё sekrete, ose duke m’u shfaqur dhe duke mё folur si po flas unё me ju tani”.

Katerina donte tё ishte nё bashkim tё vёrtetё me njerёzit dhe me Zotin, pa ndёrmjetёs. Donte t’i pёrkushtohej plotёsisht Zotit dhe vetёm Atij, duke ndjekur Jezu Krishtin e saj shumё tёdashur. “Pёr tё zotёruar kёtё dashuri hyjnore, duhet tё kesh dritё nё intelekt dhe zjarr nё zemёr. Njё zjarr qё nga zemra ushqen inteligjencёn, dhe njё inteligjencё qё e bёn tё qartё dhe tё qetё zjarrin e zemrёs, nё mёnyrё qё tё shkёlqejё si drita e farit, mbi kullat e paprishme tё netёve tё stuhishme. “ (P. Misciatelli).

Nuk mё interesojnё argumentat pёr tё thёnё nёse Katerina i kishte kushtet e nevojshme pёr tё arritur nё kёtё nderim. Mua mё mjafton qё papa Pali VI e ka shpallur Doktore tё Kishёs para pesёdhjetё vjetёsh.

Nё atё rast papa ka thёnё“Ngazёllimi shpirtёror qё ka pushtuar shpirtin tonё pёr shpalljen Doktore tё Kishёs tё virgjёrёs sё urtё dhe tё pёrvujtё domenikane, Katerinёs nga Siena, i referohet me plot te drejtё gёzimit tё pastёr qё pёrjetoi Zoti Jezus qё “nёn ndikimin e Shpirtit Shenjt, klithi plot hare: Tёmadheroj o Atё, Zotёrues i qiellit e i tokёs, pse ua fshehe kёto tёurtёve e tё mençurve e ua zbulove tё vegjёlve! Po, o Atё, pse ty tё pёlqeu kёshtu!” (Lk. 10, 21)

“Nё tё vёrtetё, nё falenderimin ndaj Atit qё u ka zbukuar sekretet e urtisё sё tij hyjnore tё pёrvujtёve, Jezusi paraqiste para Shpirtit jo vetёm tё Dymbёdhjetёt, qё ai i kishte zgjedhur nga populli i thjeshtё dhe tё cilёt njё ditё do t’i dёrgonte si apostujt e tij, pёr t’u mёsuar tё gjithё popujve atё qe u kishte urdhёruar Ai (Krhs. Mat. 28, 19-20), por gjithashtu edhe tё gjithё ata qё do tё besonin nё Tё, nё mes tё tё cilёve do tё ishin tё panumёrt ata qё para syve tё botёs ishin tё paditur.” 

Nё homelinё e tij papa tha: “Besojmё se ёshtё e pёrshtatshme qё nё kёtё moment tё vemё nё pah, qoftё edhe shkurtimisht, titullin e dytё prej tё dyve, qё justifikojnё, nёnjёsim me gjykimin e Kishёs, dhёnien e Doktoraturёs bijёs sё qytetit tё shquar tё Sienёs: dmth tё pёrsosmёrisё sё veçantё tё doktrinёs. “ Titulli i parё ёshtё ai i shenjtёrisё qe iu njoh me solemnitet nga papa Piu II me rastin e shenjtёrimit tё saj, mё 29 qershor 1461. 

Pali VI shtron pyetjen: “Çfarё mund tё themi pёr shkёlqimin e doktrinёs sё Katerinёs?”, dhe pohon se nё shkrimet e saj nuk do tё gjejme fuqinё apologjetike dhe guximin teologjik tё doktorёve tё Kishёs sё lashtё, ose spekulimet e larta tё teologjisёsistematike tё mesjetёs skolastike. Dhe, edhe pse ёshtё e vёrtetё qё nё shkrimet e saj reflektohet nё mёnyrё tё habitshme teologjia e Shёn Tomёs nga Akuini, ajo shfaqet e zhveshur nga çdo lloj paraqitjeje shkencore. Ajo qё tё bёn mё shumё pёrshtypje nё kёtё Shenjtore, ёshtё urtia e derdhur nё tё, domethёnё pёrthithja e shkёlqyeshme, e thellё dhe dehёse e tё vёrtetave hyjnore dhe e mistereve tё fesё qё janё nё Bibёl, qё vjen si karizmё e urtisё sё Shpirtit Shenjt, njё karizmё mistike.” 

Sigurisht, Katerina e ka lёnё veten tё udhёhiqet nga Krishti nё udhёn e jetёs. Dёshironte njё jetё tё pёrkushtuar soditjes, por Zoti e ka shtyrё nё nje rrugё plot me veprimtari tё ndryshme, nё nivelin politik, pёr kthimin e Papёs nё Romё dhe nё veprimtari tё panumёrta bamirёsie me tё varfёrit dhe tё sёmurёt. 

Njё ditё, njё tё varfёri qё i kёrkonte ndihmё, Katerina i dha mantelin e vet. Atyre qe e pyetёn pёr arsyen e kёtij veprimi, duke qenё se nё atё kohё vetёm gratё e kёqija dilnin nё rrugё pa mantel, ajo iu pёrgjigj: “Preferoj mё mirё tё jem pa mantel, sesa pa dashuri.”

Katerina nuk u tёrhoq kurrё nё jetё nga frika se mos humbiste respektin njerёzor. Çdo fjalё e saj ishte njё pohim i lirisё. Ajo ia doli tё krijonte me shpejtёsi rreth vetes atmosferёn e simpatisё shpirtёrore dhe tё terhiqte shpirtrat mё bujarё dhe tё sinqertё ndёr qytetarёt e saj, qё ndёrtuan çenakullin e saj tё famshёm ku u mblodhen poetё, artistё, njerёz tё politikёs, gjyqtarё, rregulltarё, qё e thelluan kulturёn e saj, si dhe njёkohёsisht e zgjeruan fushёn e veprimit tё saj. E vёrtetё, Kateria e la veten tё udhёhiqej nga Jezusi i saj, por edhe ajo bёri pjesёn e vet. Nuk e merrte nё mёnyrё pasive atё qё i jepej. 

E admiroj shenjtёrinё e Katerinёs. Nё tё nuk shoh pendesat, agjёrimet, mrekullitё ose gjeste tё tjera qё i konsiderojmё shenja tё shenjtёrisё. Shoh mё sё pari Atё qё ёshtё i shenjtё dhe burim i çdo shenjtёrie. Jezusi e ushqente shenjtёrine e tij duke kёrkuar vazhdimisht qё tё ishte nё sintoni me Atin, pёr tё njohur nё çdo rrethanё vullnetin e tij, dhe duke u pёrpjekur vazhdimisht tё qёndronte nё mes tё njerёzve pёr tё dёgjuar konkretisht nevojat e tyre dhe t’u jepte pёrgjigje tё pёrshtatshme, duke i mёsuar, duke i nxitur, duke i mbёshtetur edhe me mrekulli. 

Katerina mundohej tё ecte sipas shembullit tё Jezusit, dashurisё sё saj. Ndiqte hapat e personave si Shёn Pali, qe i ftonte Korintasit “Mё pёrngjani mua, sikurse une i pёrngjaj Krishtit.” (1 Kor. 11, 1) dhe si Shёn Domeniku , bijё e tё cilit ishte bёrё, qё sipas dёshmitarёve “fliste ose me Zotin ose pёr Zotin”. Papa Piu XII ka thёnё pёr tё nё njё ligjёratё tё 5 Majit 1940 nё Minerva: “Nё veprat e kёsaj gruaje tё fortё, shkёlqen tёrё çka ёshtё e vёrtetё, e ndershme, e drejtё, e shenjtё, e denjё pёr t’u dashur, tёrё çka ka emёr tё mirё, qё ёshtё virtyt dhe lavd i disiplinёs. ’’ Papёt, qё nga koha e tij e mё tej, e kanё paraqitur si model pёr t’u ndjekur nё njё shenjtёri tё qёndrueshme dhe aktive. 

Por ajo nuk e quante veten shenjte, pёrkundrazi. Pёr veten ajo thoshte: “dhe unё e mjera, mёkatova duke dashur mёkatin”, dhe vazhdimisht pёrsёriste “Zoti im, kam mёkatuar, ki mёshirё pёr mua”. “O Trini e amshuar, unё kam mёkatuar gjatё gjithё kohёs sё jetёs time.”

njente? Jo, aspak! Kujtonte ftesёn e Jezusit, “Jini, pra tё pёrkryer siç ёshtё i pёrkryer edhe Ati juaj qё ёshtё nё qiell!” (Mt. 5, 48). Ёshtё karakteristikё e shenjtёrve tё mёdhenj ta quajnё veten mёkatarё. Duke besuar se janё tё krijuar nё pёrngjasimin dhe shёmbёllesёn e Zotit, dhe qё janё bijtё e tij, shihnin largёsine e madhe mes tyre dhe Hyjit dhe nuk kanё pushuar kurrё sё ecuri nё hapat e Jezusit drejt Atit, dhe u bёnё shenjtёr. Katerina i thoshte Hyjit: “Unё jam ajo qё nuk jam, dhe ti je Ai qё je”. Mund tё themi sё bashku me Katerinёn me pёrvujtёri tё sinqertё: “O Hyjni madhёshtore dhe e papёrshkrueshme, unё kam mёkatuar dhe nuk jam e denjё tё tё lutem ty, por ti e ke pushtetin qё tё mё bёsh tё denjё”. 

E admiroj mёnyrёn se si flet Katerina pёr njerёzimin. At Paul Murray O.P. Mystic on fire, Preacher of Freedom (Mistike e zjarrtё, Predikuese e Lirisё): “Pothuajse asnjё shenjt ose mistik tjetёr i traditёs nuk ka qenё nё gjendje tё gjejё fjalёt pёr tё shprehur dinjitetin tejet tё madh qё qeniet njerezore kanё pёr shkak tё dhuratёs sё lirisё, si Katerina. 

Nё njё lutje Katerina thotё: “O mirёsi e pafund qё vetёm nga dashuria na ke krijuar nё shёmbёllesёn dhe pёrngjasimin tёnd, duke mos thёnё “u bёftё”, si kur krijove krijesat e tjera, por ke thёnё: “Ta bёjme njeriun nё shёmbёllesёn dhe pёrngjasimin tonё” qё t’i pёlqente tё gjithё Trinisё; dhe i ke dhёnё formёn e Trinisё, Hyjni e amshuar, nё fuqinё e shpirtit tend, duke i dhёnё kujtesё pёr t’i dhёnё formёn tёnde, Atё i amshuar, qё si Atё mban dhe ruan çdo gjё nё ty. Kёshtu qё i dhe kujtesёn qё tё mbajё e tё ruajё atё qe intelekti sheh e kupton dhe njeh nga ti. Qё kёshtu tё marrё pjesё nё urtinё e Birit tёnd tё vetёm, tё Njёlindurit. I ke dhuruar vullnetin, mёshire e ёmbel e Shpirtit Shenjt, i cili lartёsohet plot me dashurinё tёnde dhe ashtu si dora, merr atё qe intelekti njeh nga mirёsia jote e papёrshkrueshme, dhe nё kёtё mёnyrё, me vullnet dhe me dorёn e fortё tё dashurisё mbushet kujtesa dhe zemra me ty. Tё falem nderit, tё falem nderit ty, Hyjni e lartё dhe e amshuar pёr gjithё atё dashuri tё cilёn na e tregove duke na dhёnё formёn e ёmbёl dhe pushtet nё shpirtin tonё, domethёnё intelektin pёr tё tёnjohur, kujtesёn pёr tё tё kujtuar, pёr tё tё ruajtur ty nё veten tonё, vullnetin dhe dashurinё pёr tё tё dashur mbi çdo gjё tjetёr”. (O1)

E shoh njerёzinё e Katerinёs nё dashurinё e saj praktike qё u vjen nё ndihmё personave si nё vuajtjet trupore qё shihen, ashtu edhe nё vuajtjet shpirtёrore, dhimbje tё heshtura, tё fshehura nё thellёsi tё zemrёs, qё nuk shihen as nuk pushojnё. Katerina ia ka dalё tё marrё pjesё nё dhimbjet, nё mendimet, nё gёzimet dhe nё ndjenjat e njerёzve sipas asaj qё u thotё Shёn Pali Romakёve: Nё shpresё jini tё gёzueshёm, nё vёshtirёsi tё durueshёm, nё uratё tё qёndrueshёm! Ndihmoni tё krishterёt qё kanё nevojё, ushtroni mikpritjen! Bekoni salvuesit tuaj! Bekoni e mos i nёmni! Gёzohuni me ata qё gёzojnё, qani me ata qё qajnё!” (Rom. 12, 12-15). 

Mё pёlqen tё lexoj qё Katerina kёnaqej duke kultivuar lulet e kopshtit ngjitur me shtёpinё e saj dhe qё shpesh kёndonte himne nё mes tё luleve. Nga njё leter shkёpusim njё mendim tё mrekullueshёm tё frymёzuar nga lulet: “Duhet ndjerё nёgjembat aroma e trёndafilit qё do tё hapet sё shpejti”. Parapёlqente tingullin e kambanave nё qiellin e mbrёmjes dhe shpesh ne darkё, teksa errej, zhytej nё soditjen e qiellit. E donte tё gjithё krijimin, vepёr tё dashurisё sё Hyjit. 

Fakti qё Katerina ndihej e vogёl dhe mёkatare, nuk ia hoqi spontanitetin e lidhjes me Zotin. Kjo dallohet nga si fliste me Atin nё mёnyrё tё thjeshtё, tё drejtpёrdrejtё, pa formalitete tёpadobishme. Fliste me Hyjin ashtu si flet njё vajzё e vogёl me prindin e vet, duke e ditur qё ai e do shumё dhe qё mund tёmbёshtetet gjithmonё nё fuqinё e dashurisё sё Tij tё pafundme. 

Ja disa shembuj tё shkёputur nga ligjёrimet e Katerinёs.

Nё njё lutje tё bёrё nё ditёn e Lajmёrimit tё Zojёs, Katerina thotё: “Edhe nё ty o Mari shfaqet forca dhe liria e njeriut, sepse pasi kishte marrё vendim, Zoti dёrgoi engjёllin tek ti pёr tё tёshpallur misterin hyjnor dhe pёr tё kёrkuar vullnetin tёnd, dhe Biri i Tij nuk zbriti nё kraharorin tёnd para se ti tё jepje pёlqimin e vullnetit tёnd. Priste tek dera e vullnetit tёnd qё ti t’ia hapje, sepse donte tё hynte nё ty; dhe kurrё nuk do tё kishte hyrё po mos t’ia kishe hapur duke i thёnё: “Unё jam shёrbёtorja e Zotit, u bёftё me mua si ёshtё fjala jote!”...Kёtu na shfaqet forca dhe liria e vullnetit, njeriu nuk mund tё bёjё as mirё as keq pa kёtёvullnet; dhe nuk ka djall as krijesё qё mund ta detyrojё tё bёjё fajin e mёkatit mortar, nёse vullneti nuk do, aq mё teper nuk mund ta detyrojnё tё bёjё asnjё tё mirё mё shumё sesa do vullneti, sepse vullneti i njeriut ёshtё i lirё, dhe askush nuk mund ta detyrojё pёr mirё ose pёr keq, nёse ai nuk do...Sot Zoti troket nё derёn e vullnetit tё Marisё dhe pret qё ajo t’ia hapё. (O11)

Nё njё lutje tjetёr thotё“Ti na e ke treguar urtinё tёnde, sepse me karremin e njerёzisё tonё, me tё cilin fshehe grepin e hyjnisё, e munde djallin dhe ia hoqe zotёrimin qe ai kishte mbi ne...e bёre kёtё gjё jo falё njerёzisё, por falё hyjnisё. Dhe nё kёtё mёnyrё, duke u bёrё i vogёl, e bёre tё madh njeriun.” (O12)

Giuliana Cavallini komenton: “Hyjnia i dha mundimit tё Krishtit njё vlere tё pafundme shёlbuese, por njerёzia iu bё mburojё hyjnisё dhe djalli, i paaftё nё ligёsinё e tij pёr tё kuptuar njё vepёr tё tillё dashurie, besoi se duke vrarё Krishtin do ta hiqte qafe, dhe pikёrisht nga ajo vdekje u mund. Megjithё dinakёrinё e tij, bёri si peshku qё kap karremin, dhe ngelet peng nё grepin e fshehur tё karremit”. Tё bukura fjalёt e Katerinёs: “Maria tё veshi ty, Dhёndёr i amshuar, me njerёzinё e saj”.

Ajo i thotё Jezusit: “...ti duke qenё i shtrirё nё kryq e ke pёrqafuar njeriun dhe i ke bёrё njё shpellё nё plagёt e tua, nё tё cilat mund ta njohё dashurinё tёnde, sepse me to ke dashur t’i tregosh se deshe t'i jepje mё shumё sesa mundje me njё veprim tё kryer. Aty ka gjetur ujin nё tё cilin ka larё fytyrёn e shpirtit tёtij nga lebra e fajit”. (O12) “O mёshirё e papёrshkrueshme, deshe tё ndёshkosh Birin tёnd tё vetёm e natyror, pёr fajin e birit tё adoptuar.” (O16) “O mundim qё na largon çdo lёngatё, me kusht qё i sёmuri tё dojё tё shёrohet, sepse dhurata jote nuk na e ka hequr lirinё!” (O12)

Po e mbyll me njё lutje qё mua mё duket e pёrshtatshme pёr kohёt tona. Thotё: “Tek ti po vij Maria, tё tё ofroj lutjen time pёr nusen e ёmbёl te Krishtit, Birit tёnd tejet tё ёmbёl, dhe pёr vikarin e saj nё tokё t’i jepet dritё, qё me maturi dhe nё mёnyrёn e duhur tё veprojё pёr reformimin e Kishёs. Tё vazhdojё ta bashkojё popullin rreth vetes dhe qё zemra e popullit dhe zemra e tij tё jenё njё, nё mёnyrё qё ai kurrё tё mos ngrihet kundёr kreut tё tij. Mua mё duket o Hyj i amshuar, qё atё e ke bёrё njё kudhёr, qё secili ta godasё me gjuhё e me vepra, sa tё mundet.” (O11) {Papa Françesku na kёrkon gjithmonё tё lutemi pёr tё.}

Unё nuk besoj, o mirёsi e pafund, qё ty tё mungojnё mjetet, pёrkundrazi, rrёfej qё as nuk mungon dashuria jote, as nuk ёshtё dobёsuar pushteti yt, as nuk ёshtё pakёsuar urtia jote; por Ti dёshiron dhe mundesh, dhe di tё dёrgosh atё pёr çka kemi nevojё, gjё pёr tё cilёn po tё pёrgjёrohem. (O12) Na jep, o Atё tejet i mirё dhe i mёshirshёm, bekimin tёnd tё ёmbёl dhe tё pёrjetshёm. Amen. 

 

Perktheu nga italishtja: Xhuljana Aliaj

 

 

 

 

Comments