Kardinali shën Gjon Henri Newman mbi Meshën e Shenjtë


"Për mua asgjë nuk është aq ngushëlluese, aq shpuese, aq drithëruese, aq tejkaluese, se sa Mesha e thënë mes nesh. Do mund të merrja pjesë në Meshë përgjithmonë dhe nuk do ndihesha i lodhur kurrë. [Mesha] Nuk është një formë e thjeshtë fjalësh - është një veprim i shkëlqyeshëm, veprimi më i madh që mund të jetë në tokë. Nuk është thjesht thirrje, por, nëse guxoj ta përdor fjalën, përjetim i të Përjetshmes. Këtu bëhet i pranishëm në altar me mish dhe gjak, para të cilit engjëjt përkulen dhe djajtë dridhen. Kjo është ajo ngjarje e tmerrshme që është qëllimi dhe interpretimi i çdo pjese të solemnitetit.


Fjalët janë të nevojshme, por si mjete, jo si qëllime; ato nuk janë drejtime të thjeshta ndaj fronit të hirit, ato janë instrumente të asaj që është shumë më e lartë, e shugurimit, e sakrificës. Ata nxitojnë, sikur të jenë të paduruar për të përmbushur misionin e tyre. Shkojnë shpejt, e tëra është e shpejtë, sepse të gjitha janë pjesë e një veprimi integral, sepse janë fjalë të tmerrshme të sakrificës, janë një punë tepër e madhe për t’u vonuar, si kur u tha në fillim, "Çfarë të bësh, bëje shpejt".

Ata kalojnë me shpejtësi, sepse Zoti Jezus shkon me ta, ndërsa Ai kaloi përgjatë liqenit në ditët e trupit të Tij, duke thirrur me shpejtësi më të parin pastaj tjetrin. Ata kalojnë me shpejtësi, sepse ashtu si rrufeja që shkëlqen nga njëra pjesë e qiellit në tjetrën, ashtu është ardhja e Birit të Njeriut. Kalojnë me shpejtësi, sepse janë si fjalët e Moisiut, kur Zoti zbriti në re, duke thirrur emrin e Zotit ndërsa kalonte, "Zoti, Zoti, Zoti, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i vuajtur dhe i bollshëm në mirësi dhe të vërtetën". Dhe si Moisiu në mal, kështu edhe ne "nxitojmë të ulim kokën në tokë dhe të adhurojmë".

Kështu që ne, rreth e rrotull, secili në vendin e tij, kërkojmë Ardhjen e madhe, "duke pritur lëvizjen e ujit", secili në vendin e tij, me zemrën e tij, me dëshirat e tij, me mendimet e tij, me qëllimet e veta, me lutjet e veta, të ndara, por pajtuese, duke parë atë që po ndodh, duke parë përparimin e saj, duke u bashkuar në përfundimin e saj; jo me dhimbje dhe pa shpresë duke ndjekur një formë të vështirë lutjeje nga fillimi në fund, por, si një koncert me instrumente muzikore, secili i ndryshëm, por që pajtohen në një harmoni të ëmbël, ne zëmë vendin tonë me priftin e Zotit, duke e mbështetur atë, por ende të udhëhequr nga ai .

Atje ka fëmijë të vegjël, pleq, dhe punëtorë të thjeshtë, dhe studentë në seminare, priftërinj që përgatiten për meshë, priftërinj që bëjnë falënderimet e tyre, ka vajza të pafajshme, dhe ka mëkatarë të penduar; por nga këto shumë mendje ngrihet një himn eukaristik dhe veprimi i madh është masa dhe qëllimi i tij."

- John Henry Newman, Loss and Gain (Londër, 1848).




Shën Gjon Henri Njuman (en. John Henry Newman) (1801-1890) ishte teolog meshtarë anglikan dhe udhëheqës i Lëvizjes së Oxford-it që kishte për qëllim reformimin dhe "katolicizimin" e Kishës Anglikane. Mbas shumë kohësh studime, vendosi të konvertohej në katolik. Mbasi u ri-shugurua, kësaj here si prift katolik, vendosi të hemeloi Oratorin e Shën Filip Nerit në Birmingham të Anglisë. Në vitin 1879 u bë kardinal nga Papa Leoni XIII. Veprat e tij kryesore përfshijnë Traktat për kohët (1833–1841), autobiografia e tij "Apologia Pro Vita Sua" (1865–1866), Gramatika e Miratimit (1870) dhe poema "Ëndrra e Geroncit" (1865). Në vitin 2010, Papa Benedikti XVI hapi çështjën për kanonizim të tij, duke e shpallur "të Lumë" me 19 shtatorë. Nëntë vite më pas, me 13 tetorë (2019) u shpall Shenjtorë nga Papa Françesku.

Shën Gjon Henri Njuman, lutu për ne!

-Përshtati dhe përktheu nga anglishtja: Albert Bikaj/Mesha-Latine.Blogspot.com

Comments