Kardinali Raymond Burke përgënjeshtron deklaratat e mediave, Kisha Katolike nuk pranon bashkëjetesën homoseksuale!



Mediat e komunikimit në mbarë botën kanë raportuar me theks të fortë, si një ndryshim drejtimi, lajmin që Papa Françesku ka deklaruar se personat në gjendje homoseksuale, si fëmijë të Zotit, "kanë të drejtë të kenë një familje" dhe se "askush nuk duhet të perjashtohet ose të bëhen të pakënaqur për shkak të saj". Për më tepër, ata shkruajnë se ai ka deklaruar: “Ajo që duhet të krijojmë është një bashkim civil. Në këtë mënyrë ato do të mbulohen ligjërisht. Unë e kam mbrojtur këtë.” Deklaratat u bënë në një intervistë me Evgeny Afineevsky, drejtuesi dokumentarit, "Francesco", i prezantuar me  21 Tetor, 2020, me rastin e Festivalit të Filmit në Romë (Festa del Film di Roma).

Deklarata të tilla shkaktojnë hutim të madh dhe shkaktojnë konfuzion dhe gabime midis besimtarëve katolikë, për sa kohë që ato janë në kundërshtim me mësimin e Shkrimit të Shenjtë dhe të Traditës së Shenjtë dhe të Magjisterit/Mësimit të fundit me të cilën Kisha ruan, mbron dhe interpreton të gjithë depozitën e fesë që përmbahet në Shkrimin e Shenjtë dhe Traditën e Shenjtë. Ato shkaktojnë hamëndje dhe gabime në lidhje me mësimet e Kishës midis njerëzve me vullnet të mirë, të cilët sinqerisht dëshirojnë të dinë se çfarë mëson Kisha Katolike. Ata u imponojnë pastorëve shpirtërorë detyrën e ndërgjegjes për të bërë sqarime të përshtatshme dhe të nevojshme.

Së pari, konteksti dhe rasti i deklaratave të tilla i bëjnë ato pa ndonjë peshë magjistrale. Ato interpretohen me të drejtë si opinione të thjeshta private të personit që i ka bërë ato. Këto deklarata nuk lidhin, në asnjë mënyrë, ndërgjegjen e besimtarëve të cilët janë më tepër të detyruar t'i përmbahen me nënshtrim fetar asaj që ka shkruar Shkrimi i Shenjtë dhe Tradita e Shenjtë dhe Magjisteri i zakonshëm i Kishës për çështjen në fjalë. Veçanërisht, duhet theksuar sa vijon.

1. "Duke u bazuar në Shkrimet e Shenjta, i cili paraqet aktet homoseksuale si veprime të shthurjes së rëndë, Tradita gjithmonë ka deklaruar se "aktet homoseksuale janë të çrregulluara në thelb "(Katekizmi i Kishës Katolike, nr. 2357; Kongregacioni i Shenjtë për Doktrinën e Besimit, Persona humana, “Deklaratë për disa pyetje në lidhje me etikën seksuale, nr. VIII [1]), për aq sa ato janë në kundërshtim me ligjin natyror, të mbyllura për dhuratën e jetës dhe pa një plotësueshmëri të vërtetë afektive dhe seksuale. Prandaj, ato nuk mund të miratohen.

2. Prirjet e veçanta dhe ndonjëherë të thella të personave, burrave dhe grave, në gjendjen homoseksuale, të cilat për ta janë sprovë, megjithëse mund të mos përbëjë mëkat më vete, përfaqësojnë gjithsesi një prirje objektivisht të çrregullt (Katekizmi i Kishës Katolike, nr. 2358; Kongregacioni për Doktrinë e Fe, Homosexualitatis problema, "Letër për Ipeshkvinjtë e Kishës Katolike për Kujdesin Baritor të Personave Homoseksualë", nr. 3 [2]). Prandaj, ato duhen pritur me respekt, dhembshuri dhe ndjeshmëri, duke shmangur çdo diskriminim të padrejtë. Besimi katolik i mëson besimtarët të urrejnë mëkatin, por ta duan mëkatarin.

3. Besimtarët, dhe, në veçanti, politikanët katolikë duhët të kundërshtojnë njohjen ligjore të bashkimeve homoseksuale (Considerations Regarding Proposals To Give Legal Recognition to Unions between Homosexual Persons, Diverse questioni concernenti l’omosessualità, n. 10[3]). E drejta për të krijuar një familje nuk është e drejtë private për tu përligjur, por duhet të korrespondojë me planin e Krijuesit i cili ka dashur që qenia njerëzore të ketë dallim seksual, "ai i krijoi mashkullin dhe femrën" (Zan 1, 27), duke e quajtur kështu njeriun , mashkull dhe femër, për të përçuar jetën. Për shkak se çiftet e martuara sigurojnë trashëgiminë e brezave dhe prandaj janë jashtëzakonisht brenda interesit publik, ligji civil u jep atyre njohje institucionale. Nga ana tjetër, bashkimet homoseksuale nuk kanë nevojë për vëmendje të veçantë nga pikëpamja ligjore, pasi ato nuk e ushtrojnë këtë funksion për të mirën e përbashkët. (Po aty, nr. 9 [4]). Të flasësh për një bashkësi homoseksuale, në të njëjtin kuptim si bashkësia bashkëshortore e të martuarve, është, në fakt, thellësisht çorjentuese, sepse nuk mund të ketë një bashkim të tillë midis personave të të njëjtit seks. Në lidhje me administrimin e drejtësisë, personat në gjendje homoseksuale, si të gjithë qytetarët, gjithmonë mund të përdorin dispozitat e ligjit për të mbrojtur të drejtat e tyre private.

Është burim i trishtimit më të thellë dhe i shqetësimit urgjent baritor që opinionet private të raportuara me kaq shumë theks nga shtypi dhe të atribuara Papa Françeskut nuk korrespondojnë me mësimet e pandryshueshme të Kishës, siç është shprehur në Shkrimin e Shenjtë dhe Traditën e Shenjtë, dhe ruhet, mbrohet dhe interpretohet nga Magjisteri. Po aq e trishtueshme dhe shqetësuese është trazira, konfuzioni dhe gabimi që ato shkaktojnë midis besimtarëve katolikë, ashtu si skandali që ato shkaktojnë, në përgjithësi, duke dhënë përshtypjen krejtësisht të rreme se Kisha Katolike ka pasur një ndryshim të kursit, dmth, që gjoja ka ndryshuar mësimin e saj shumëvjeçar në lidhje me pyetje kaq themelore dhe kritike.

Kardinali Raymond Leo Burke

Romë, 22 tetor 2020/Përkthyer nga Mesha-Latine.blogspot.com

________________________

[1] “... suapte intrinseca natura esse inordinatos.” Sacra Congregatio pro Doctrina Fidei, Declaratio, Persona humana, “De quibusdam quaestionibus ad sexualem ethicam spectantibus,” 29 Decembris 1975, Acta Apostolicae Sedis 68 (1976) 85, n. 8. English Translation, p. 5, VIII.

[2] Cf. Congregatio pro Doctrina Fidei, Epistula, Homosexualitatis problema, “Ad universos catholicae Ecclesiae episcopos de pastorali personarum homosexualium cura,” 1 Octobris 1986, Acta Apostolicae Sedis 79 (1987) 544, n. 3. English Translation, pp. 1-2, no. 3.

[3] Congregatio pro Doctrina Fidei, Nota, Diverse quaestioni concernenti l’omosessualità, “De contubernalibus eiusdem sexus quoad iuridica a consectaria contubernii,” 3 Iunii 2003, Acta Apostolicae Sedis 96 (2004) 48, n. 10. English translation: English Translation, pp. 5-6, no. 10.

[4] “Poiché le coppie matrimoniali svolgono il ruolo di garantire l’ordine delle generazioni e sono quindi di eminente interesse pubblico, il diritto civile conferisce loro un riconoscimento istituzionale. Le unioni omosessuali invece non esigono una specifica attenzione da parte dell’ordinamento giuridico, perché non rivestono il suddetto ruolo per il bene comune.” Ibid., 47, n. 9. English translation: Ibid., p. 5, no. 9.


Comments