Arsyeja dhe rëndësia e kremtimit të Meshës së Shenjtë në "ad orientem" - në drejtim të lindjës



Mesha e lashtë, ndryshe e njohur edhe si mesha tradicionale latine, që nga fillimi i historisë liturgjike është kremtuar në drejtim të altarit, dmth lindjes, dhe jo nga besimtarët. Pra, ndryshe nga riti i ri romak (i paraqitur me 1970) që zakonisht kremtohet sot;  sidoqoftë ekziston mundësia që po i njëjti rit të kremtohet edhe në drejtim nga lindja i cili në latinisht njihet si mesha "ad Orientem" dhe "ad Deum" - mesha e drejtuar nga Zoti. Duhet theksuar se në këtë menyrë shpesh herë meshën e kanë kremtuar edhe dy Papët bashkohorë, Benedikti XVI dhe Françesku.  Se perse mesha në të kaluarën kremtohëj në këtë mënyrë, dhe perse duhët të ruhet kremtimi i tillë liturgjik, do mësojmë në vazhdim të shkrimit nga At John Jirak, i cili shpjegon domethënjën historike dhe teologjike.

Çfarë do të thotë mesha “ad Orientem”?

Ad Orientem është një frazë latine që thjesht do të thotë «nga lindja», por në një situatë liturgjike merr një rëndësi më të madhe. Kremtimi i meshës në «ad Orientem» nënkupton priftin që i kremton meshën duke u drejtuar nga lindja, ose të paktën të drejtohet në mënyrë simbolike drejt lindjes. Arsyeja që prifti, së bashku me kongregacionin*, drejtohet nga Lindja Liturgjike është sepse brenda sakrificës së Meshës ne parashikojmë ardhjen e Krishtit dhe kujtojmë udhëtimin tonë së bashku drejt vendbanimit tonë Qiellor. Të dy këta elementë mund të zmadhohen kur ne bashkojmë drejtimin tonë fizik me drejtimin tonë të brendshëm dhe shpirtëror. 

“Atëherë më çoi te dera që shikonte në drejtim të lindjes. Dhe, ja, Lavdia e Zotit të Izraelit po vinte nga Lindja.” – Ezekieli 43: 1-2. 


Përse ka rëndësi Lindja?

Simbolika e krishterë historikisht ka lidhur Lindjen me ardhjen e Krishtit. Padyshim që imazhi i diellit në lindje kujton Ngjalljen që ndodh në agim (Mt. 28: 1; Mk 16: 2, Lk 24: 1, Gjn 20: 1) dhe Krishti si drita që shkëlqen në errësirë (Gjoni 1: 5). Gjithashtu Jezusi thotë, "Sepse Ardhja e Birit të njeriut do të jetë sikurse vetëtima që del në lindje e duket deri në perëndim" (Mt 24:27).

Ritet e pagëzimit të lashtë madje kërkojnë që kandidati të heq dorë nga Satanai dhe veprat e tij e mëparshme dhe jetës përballë perëndimit dhe të kthehej në lindje dhe të bënte shpalljen e besimit, duke simbolizuar kështu kthimin e shpinës së keqes dhe të kthimin drejt Krishtit. Për më tepër, ne presim kthimin në Parajsë, në Eden të cilin Zoti e mbolli në lindje (Zanafilla 2: 8).


Lindja liturgjike

Megjithëse prifti nuk drejtohet në Lindjen gjeografike kur kremton meshën "ad orientem" në Kishë, prifti dhe njerëzit që adhurojnë së bashku në të njëjtin drejtim ende kapin simbolikën e synuar të ardhjes së dytë të Krishtit. Gjithashtu na ndihmon në lartësimin e zemrave dhe mendjeve tona tek Ai të cilit ne po ofrojmë flijim, duke kujtuar transhendencën/shndërrimin e Zotit.

Fraza latine lex orandi, lex credendi (ideja që mënyra se si adhurojmë formon besimin tonë) përcjell rëndësinë e adhurimit të shprehur siç duhet. Së pari, kur kremtojmë meshën, ne po bëjmë të pranishme sakrificën e Krishtit, të cilën Ai ia bëri Atit në emrin tonë. Kështu, prifti vëpron në vend të Krishtit (in Persona Christi) ndërsa i ofron meshën Atit.

Prifti nuk ia ofron meshën popullit, as popullit priftit; përkundrazi, si prifti ashtu edhe njerëzit së bashku i ofrojnë flijimit e Krishtit Atit. Kur prifti dhe kongregacioni* orientohen fizikisht në të njëjtin drejtim, realiteti i asaj që ndodh shprehet më qartë: prifti dhe kongregacioni nuk janë në dialog, por së bashku po ofrojnë lutjet e tyre dhe sakrificën e Krishtit për Hyjin Atë.


Ne [të krishterët] e kuptojmë veten si një popull pelegrin, duke e bërë rrugën tonë për në shtëpi te Zoti. Ne besojmë se ndërsa shkojmë drejt Parajsës, Krishti gjithashtu vjen për të na përshëndetur. Kështu që adhurimi ynë ka për qëllim të na hapë drejt asaj që shtrihet përpara e lart. Duke kremtuar meshën në drejtim të lindjes [pra ad Orientem] u ndihmon të gjithë të kujtojnë se së bashku ne lëvizim drejt Zotit dhe vetë Zoti vjen të na takojë.

“Një kthesë e zakonshme drejt lindjes gjatë lutjes eukaristike mbetet thelbësore. Ky nuk është një rast i diçkaje aksidentale, por i asaj që është thelbësore. Të shikosh priftin nuk ka ndonjë rëndësi. Ajo që ka rëndësi është të shohim së bashku Zotin. Tani nuk është çështje dialogu, por adhurimi të zakonshëm, të vendosjes drejt Atij që do të vijë.” – Joseph Ratzinger (Papa Benedikti XVI)./MeshaLatine.blogspot.com

____
SHËNIM: Citimet nga Bibla janë marrë nga përkthimi i Dom Simon Filipaj i verzionit të vitit 2011.

Kongregacion/kongregatë: bashkësia e besimtarëve.

Perkthyer nga A.B për blogun meshaLatine.blogspot.com.

Comments