113 vjetori i ençiklikës së Papës Shën Piut X: "Mbi doktrinën e modernizmit" - një paraqitje e shkurtër




Me 8 shtatorë të vitit 1907, Shën papa Piu X botoi ençiklikën më të famshme: Pascendi Dominici gregis (sq. Duke ushqyer grigjën e Zotit) ose ndryshe e njohur si 'De Modernistarum doctrinis'  (sq. ‘Mbi doktrinën e modernizmit'). Ençiklika u publikua si pasojë e krizës teologjike dhe intelektuale që filloi përgjatë fundshekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX. Kritika e re shkencore u shndërrua në ideologji, kështu që modernistët të e frymëzuar nga ideologët antikatolikë të protestantizmit, iluminizmit antifetarë, promovonin ide që mohonin të vërtetat filozofike si dhe teologjike të fesë katolike. Kjo rrymë pati filluar të përhapet edhe ndër disa teologë katolikë, që preferonin rrymën 'liberale' ose ndryshe të njohur si 'moderniste' - kjo rrymë, siç e thamë, promovonte trende bashkëkohore,  duke relativizuar rëndësinë e mëkatit, të së vertetës si koncept, traditës, e madje-madje disa shkonin deri aty sa vinin në dyshim, ose mohonin haptazi, natyren hyjnore të Krishtit, si dhe historitetin e Kishës Katolike, etj.

Modernizmi[1] është herezi, që në vetvete veshtirë se definohët më ndryshe se "ideja ose deshira e të qënit bashkëkohorë dhe të ndjekurit e trendeve", por që në thelb, kur bëhet fjalë për teologjinë, mund të thuhët se mohon doktrinën dhe traditën biblike/apostolike, si dhe mesimët e Eterëve të Kishës - në të cilat është e rrënjosur doktrina e Kishës Katolike. Për teologët ‘katolikë modernistë’, këto të fundit vlerësohëshin si "të vjetëruara dhe jashtë mode" prandaj, sipas tyre, duhët Kisha duhët t’u përshtatet trendeve të kohës, në perputhje me idenë e “emocionalizmit” por edhe me pseudo-racionalizmin. Duke e parë se ideologjia e rrezikshme në fjalë ishte duke u përhapur, duke perfshirë teologë që shtrëmbëronin doktrinën në emër të reformës, papa Piu X shkroi dhe botoi ençiklikën mbi ta të cilën përmblodhi idetë kryesore moderniste, të cilat i analizoi dhe hodhi poshtë duke argumentuar se idetë e tyre do çonin në shtrebmërimin e doktrinës katolike, prandaj edhe e quajti "sintezë e gjithë herezive". Si 'diagnozë të modernizmit, Ati i Shenjtë thoshte se ishte mëkati i parë: krenaria!

Citojmë pasazhin nga hyrja e ençiklikës:

“Një nga detyrimet kryesore që na është caktuar nga Krishti në sherbimin hyjnore, për të ushqyer kopenë e Zotit, është për të ruajtur me vigjilencën më të madhe depozitën e besimit të dhënë shenjtorëve, duke hedhur poshtë risitë e ndyra të fjalëve dhe marrjen e dijes të ashtuquajtur në mënyrë të gabuar. Nuk ka pasur kurrë një epokë kur vigjilenca e pastorit suprem (lexo: Papës) nuk ka qenë e nevojshme për trupin katolik, sepse për shkak të përpjekjeve të armikut të racës njerëzore, kurrë nuk kanë munguar "burrat që flasin gjëra të çoroditura", "biseduesë të kotë dhe joshësit ", "duke gabuar dhe udhëhequr në gabim." Sidoqoftë, duhet të rrëfehet se këto ditët e fundit kanë dëshmuar një rritje të dukshme të numrit të armiqve të Kryqit të Krishtit, të cilët, me arte krejtësisht të reja dhe plot hile, po përpiqen të shkatërrojnë energjinë jetësore të Kishës dhe për aq sa qëndron në to, krejtësisht për të shkatërruar Mbretërinë e Krishtit. Prandaj Ne nuk mund të rrimë në heshtje, që të mos duket se dështojmë në detyrën tonë më të shenjtë, dhe që mirësia që, me shpresën e këshillave më të mençura, Ne e kemi treguar ato deri më tani, duhet të merremi me mungesën e zellit në shkarkimin e detyrës sonë.”[2]

“Ne duhet të veprojmë pa vonesë në këtë çështje, është bërë e domosdoshme sidomos nga fakti që partizanët e gabimit duhet të kërkohen jo vetëm midis armiqve të hapur të Kishës; por ajo që më shumë duhet të frigohemi dhe të shokohemi, në gjirin e saj, aq sa janë shumë djallëzore aq më pak mbahën të hapur. Ne aludojmë, Vëllezër të Nderuar, për shumë që i përkasin laikëve katolikë dhe, ç'është më e trishtueshme, për vetë radhët e priftërisë, të cilët, të gjallëruar nga një zell i rremë për Kishën, nuk kanë mbrojtje solide të filozofisë dhe teologjisë, madje jo më shumë, të mbarsur plotësisht me doktrinat helmuese të mësuara nga armiqtë e Kishës dhe të humbur nga çdo ndjenjë modestie, e vunë veten si reformatorë të Kishës; dhe, duke u formuar më me guxim në linjë sulmi, sulmojnë gjithçka që është më e shenjta në veprën e Krishtit, duke mos kursyer as Personazhin e Shëlbuesit Hyjnor, të cilin, me guxim sakrilegj, e degradojnë në gjendjen e një njeriu të thjeshtë dhe të zakonshëm.”

Mbi doktrinën moderniste Papa shprehët:

“Modernistët (siç quhen zakonisht dhe me të drejtë) përdorin një dredhi shumë të zgjuar, domethënë, për të paraqitur doktrinat e tyre pa rënd dhe rregullim sistematik në tërësi, të shpërndarë dhe të shkëputur nga njëra-tjetra, në mënyrë që të duket se janë në dyshim dhe pasiguri, ndërsa ata janë në të vërtetë të patundur. Do të ketë përparësi, Vëllezër të nderuar, të sjellin mësimet e tyre së bashku këtu në një grup, dhe të tregojnë lidhjen midis tyre, dhe kështu të kalojnë në një ekzaminim të burimeve të gabimet, dhe të përshkruajnë mjete shërimi për shmangien e së keqes.”[3]

    Si përfundim, duhët shtuar se rreziku i modernizmit, ndonëse sot ka ndryshuar formë dhe emër, e quhët postmodernizëm, mbetet rrezik serioz me të cilin Kisha dhe shoqëria përballët. Papa Benedikti XVI krizën bashkëkohore intelektuale e teologjike e quan “diktaturë të relativizmit” e cila mohon të vertetën absolute, ndërsa ata që besojnë doktrinën e Kishës, pa e ndryshuar për hirë të trendeve, i quajnë “fundamentaliste”. Teologë me ide të fiksuar mbas trendeve ka patur dhe ka akoma brenda Kishës, qofshin këta laikë apo klerikë të cilët deshirojnë ta ‘reformojnë’, që në fakt e deformojnë dhe shterbërojnë, doktrinën e Kishës për të kënaqur Botën. Prandaj, shpesh ka nga ata që kërkojnë me ngulm një Kishë me doktrinë më përparimtare – e mbi këtë çështje, në letrën e fundit të botuar një vit më parë, papa i nderit shprehët:

"Çfarë duhet bërë? Mbase duhet të krijojmë një Kishë tjetër që gjërat të funksionojnë? Epo, ai eksperiment ishte ndërmarrë dhe tashmë ka dështuar. Vetëm bindja dhe dashuria për Zotin tonë Jezu Krishtin mund të tregojnë udhën. Pra, le të përpiqemi së pari të kuptojmë, përsëri nga brenda [vetvetes] atë që Zoti dëshiron dhe që ka dashur me ne." [4]

E duke pasur këtë gjë parasyshë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të lexojmë sa më shpesh katekizmin, Ungjillin si dhe të lusim që shën Piu X Papë të ndermjetësoi për grigjën dhe pasardhësit e Tij! 

 

Ençiklikën mund ta shkarkoni dhe lexoni falas këtu: Pascendi Dominici gregis./Mesha-latine.blogspot.com 



[1] Arthur Vermeersch,  "Modernism," The Catholic Encyclopedia. Vol. 10. (New York: Robert Appleton Company, 1911. 8 Sept. 2020) http://www.newadvent.org/cathen/10415a.htm.

[2] Pope Pius X, Pascendi Dominici Gregis: On the Doctrine of the Modernists, 1907, #1. https://www.papalencyclicals.net/pius10/p10pasce.htm.

[3] Pope Pius X, Pascendi Dominici Gregis: On the Doctrine of the Modernists, 1907, #4. https://www.papalencyclicals.net/pius10/p10pasce.htm.

[4] Pope  Benedict XVI , “ 'The Church and the Scandal of Sexual Abuse',” Catholic News Agency (Catholic News Agency, April 11, 2019), https://www.catholicnewsagency.com/news/full-text-of-benedict-xvi-the-church-and-the-scandal-of-sexual-abuse-59639.

Comments