Shën Pali: Jezu Krishti është i njëjtë dje e sot dhe do të jetë për amshim


"Jezu Krishti është i njëjtë dje e sot dhe do të jetë për amshim.  Mos lejoni të gënjeheni me mësime të ndryshme të huaja! Sepse është mirë që zemra të forcohet me hir e jo me ushqime, që kurrë nuk u sollën dobi atyre që bëjnë çështje çka bën të hahet e çka jo. Kemi një lter prej të cilit nuk kanë të drejtë të hanë ata që i shërbejnë Tendës. Meqenëse trupat e bagëtive, gjakun e të cilave kryeprifti e shtjen në shenjtëroren e Shenjtëroreve për të shpërblyer mëkatet, digjen jashtë vendbanimit, për këtë arsye edhe Jezusi, për ta shenjtëruar me gjakun e vet, pësoi jashtë derës së qytetit. Këndej, le të dalim edhe ne jashtë fushimit në takim me Të duke e marrë mbi vete poshtërimin e tij. Sepse, nuk e kemi këtu qytetin e përhershëm, por kërkojmë atë të ardhshmin. Këndej, me anë të tij t’i kushtojmë vazhdimisht Hyjit fli lavdie, d. m. th. frytin e buzëve që dëshmojnë Emrin e tij."

-Shën Pali, Hebrejve 13:8-15


Comments