Zoja rruzare dhe Beteja e Lepantos


“Festa e Zojës Rruzare është themeluar nga Papa Shën Piu V,  për të përkujtuar fitoren e kombeve të krishtera në vitin 1571 në Lepanto kundër flotës turko-islame. Pra sot shenjti dhe kujtesa historike e ditës bashkohen në një duke na kujtuar të kremten e Zojës Rruzare dhe betejën e Lepantos.

Siç përmendem, më 7 tetor 1571 në Lepanto, në ngushticën që ndan Gjirin e Patrasit dhe Korintit, koalicioni i formuar nga Venediku, Spanja dhe Shteti Papnor arriti një fitore të paparë deri në atë kohë kundër flotës turke, të përbërë nga 274 anije e të komanduar nga Ali Pasha. Anijet turke u mbytën të gjitha, ndërsa komandanti mbeti i vrarë gjatë betejës. Ishte një ngjarje që pati jehonë të jashtëzakonshme në gjithë botën e krishterë, gjë që e shtyu Papën Piu V të caktonte një festë falënderimi e përkujtimi, e cila u quajt “Shën Maria e Fitores”.” 

— Radio Vatikani në gjuhën shqipe 

Shtojmë se në ketë betejë madhështore morën pjesë edhe shumë ushtarë e aristokratë arbër. Ndër ta ishin Gasparo Bruni një ndër udhëheqësit e Urdhërit Maltez, vëllau i tij Antonio Bruni zv. kapiten, si dhe një nip i Gjergj Kastriotit. Fisët malësore katolike (shqiptare) që atëherë e bënë ketë fitore si fesën kryesore, duke i besuar vetën Zojës Rruzare! Për më shumë, shikoni “Agjentë perandorakë” nga Noel Malcolm.

Gëzuar festë, për shumë mot!

Comments