Prifterinjtë duhët të kremtojnë Meshën në drejtim të Lindjës, thotë Kardinali Sarah drejtuesi i Vatikanit për Liturgji
Priftërinjtë duhet të kremtojnë Meshën të drejtuar nga Lindja/altari, thotë Kardinali Robert Sarah, prefekt i Kongregacionit për Adhurimin Hyjnor dhe Disiplinë të Sakramenteve.
Kur një prift kremton Meshën në "ad orientem", për disa herë ai drejtohet drejt «lindjes liturgjike», e cila është drejt altarit, ndërsa prifti është me kurriz nga besimtarët. Kjo është praktika në formën e jashtëzakonshme të Meshës [d.m.th. Mesha tradicionale latine]. "Versus populus", ose "drejt popullit", është normë praktike në formën e zakonshme të Meshës.
Në një intervistë për revistën Katolike franceze Famille Chrétienne, Kardinali Sarah theksoi se Konçili i II i Vatikanit nuk kërkonte që prifti të drejtohët nga besimtarët përgjatë gjithë Meshës. Dhe ndërsa është e përshtatshme që lexuesit të përballen me besimtarët, situata është e ndryshme për disa pjesë të Meshës në të cilën prifti dhe besimtarët i drejtohen drejtpërdrejt Zotit.
"Sapo të arrijmë në momentin kur besimtari i drejtohet Zotit - nga pjesa e Ofrimit e tutje - është thelbësore që prifti dhe besimtarët të shikojnë së bashku drejt lindjes. Kjo korrespondon saktësisht me atë që dëshironin Etërit e Konçilit.
Për priftërinjtë që mendojnë se u kërkohet të kremtojnë meshën përballë njerëzve, Kardinal Sarah thotë se kremtimi i Meshës përballë Lindjës [ad Orientem] lejohet pa leje speciale.
Për priftërinjtë që mendojnë se u kërkohet të kremtojnë meshën përballë njerëzve, Kardinal Sarah thotë se kremtimi i Meshës përballë Lindjës [ad Orientem] lejohet pa leje speciale.
Është e ligjshme dhe përputhet me letrën dhe shpirtin e Konçilit. Si prefekt i Kongregatës për Adhurim Hyjnor dhe Disiplinë të Sakramenteve, dëshiroj të kujtoj se kremtimi përballë Lindjës [ad Orientem] është i autorizuar nga rubrikat, të cilat saktësojnë kohën kur meshtari duhet të drejtohet nga njerëzit.
"Prandaj nuk është e nevojshme të keni leje speciale për të festuar përballjen me Zotin [ad Orientem]."
_____
Përkthyer nga : churchpop.com
Comments
Post a Comment