Benedikti XVI: Nese nuk eshte Zoti, zhduket mekati


Nese pyesim veten:[...]pse Kryqi? pergjigja, ne menyre te thelle eshte kjo: sepse ekziston e keqja, madje, mekati, qe sipas Shkrimit eshte shkaku i thelle i cdo te keqeje. Por ky pohim nuk merret parasysh, dhe shpesh here fjala "mekat" nuk pranohet fare nga shume, sepse nenkupton nje vizion religjioz te botes dhe njeriut. Ashtu si kur dielli l fshihet zhduken hijet; hija duket vetem nese eshte dielli; keshtu dhe eklipsi i Zotit sjell rrjedhimisht eklipsin e mekatit. Per kete ndjesia e mekatit-qe eshte dicka e ndryshme nga "ndjesia e fajit" sic e kupton psikologjia-fitohet duke rizbuluar ndjesine e Zotit. E shpreh Psalmi Meshirona, atribuar Mbretit David ne rastin e mekatit te tij te dyfishte te tradhetise dhe vrasjes:"Kunder teje-thote Davidi drejtuar Zotit-vetem kundrejt teje kam Mekatuar."(Ps 51,6)

-Benedikti XVI, Anxhelus i 13 marsit 2011, Sheshi Shen Pjeter

Shqiperoi: K.Prifti

Comments