Benedikti XVI mbi të ardhmën e Europës dhe rëndësinë e shën Benediktit



"...Europa sot është në kërkim të identitetit të vet. Sigurisht, për të krijuar bashkim të ri dhe të qëndrueshëm, janë të rëndësishme instrumentet politike, ekonomike dhe juridike, por gjithashtu është e nevojshme të zgjohet një rilindje etike dhe shpirtërore e cila varet nga rrënjët e krishtera të kontinentit, përndryshe nuk mund të ndërtohet një Europë e re. Pa këtë limfë jetësore, njeriu është i ekspozuar ndaj rrezikut t'i nënshtrohet tundimit antik të kërkimit për të shpenguar veten e tij - një utopi e cila në mënyra të ndryshme, në Europën e shekullit 20, siç theksoi Papa Gjon Pali II, ka shkaktuar "regres të pa precedent në historinë e munduar të njerëzimit ”. Sot, në kërkimin e përparimit të vërtetë, le të dëgjojmë edhe Rregullën e Shën Benediktit si një dritë udhëheqëse në udhëtimin tonë. Murgu i madh është akoma një mjeshtër i vërtetë në shkollën e të cilit mund të mësojmë të bëhemi të aftë në humanizmin e vërtetë. " 
- Papa Benedikti XVI

Përktheu A.B. për MeshaLatine.blogspot.com

Comments